Lumezi: Ka fillue hetimi për listat e veteranëve

lumeziii

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi thotë se ka me i hetue listat e veteranëve të UÇK’s, lista këto shumë të përfoluna, për shkak të rritjes së numrit të ish-luftarëve.

Për lajmi.net ai shpjegon se kanë autorizue prokuroritë kompetente që me marrë veprime dhe informacione nëse asht krye ndonji vepër penale.

“Kemi me i hetue listat dhe i kemi autorizue prokuroritë kompetente që me marrë veprime për me sigurue informacione nëse asht krye ndonji vepër penale lidhun me procesin e përfitimit të statusit të veteranëve”, thotë kryeprokurori për lajmi.net

I pyetun nëse kanë presion nga politika, ai as që pret diçka të tillë.

Madje, thotë se po i mbrojnë ata që me të vërtetë kanë luftue në luftën e fundit në Kosovë.

“Nuk pres asnji presion nga politika, sepse jemi tue i mbrojtë tanë ata që kanë dhanë kontribut për luftën e Kosovës dhe të cilët e meritojnë statusin e veteranit të luftës”, thotë Lumezi për lajmi.net