Lumezi: Kosova ka parandalue tentativa për sulme terroriste

aeksander-lumezi

Financimi i terrorizmit dhe shpëlamja e parave vazhdojnë të mbesin sfida për institucionet e Kosovës, ani pse ka rezultate të prekshme gjatë viteve të fundit në parandalimin e terrorizmit dhe financimin e saj.

Kështu u tha në fillimin e punëtorisë dy ditore në Prishtinë, me temën “Financimi i terrorizmit dhe shpëlamja e parasë”.

Simbas Kryeprokurorit, as Kosova nuk ka mbet imune ndaj sfidës së terrorizmit dhe pastrimit të parave, po ka arritë me parandalue tentativa për sulme terroriste.

“Gjatë vitit të fundit institucionet vendore me partnerët ndërkombëtarë kanë parandalue disa tentativa për sulme terroriste që ndërlidhen edhe me vendet tona dhe shtetet e tjera të rajonit”, tha ndër të tjera Lumezi.