Lumi: Objekti “Kishë” në kampusin e UP’s ash gangrenë për UP

Bekim Lumi, regjisor, profesor universitar ne UP,  ka thane se kisha ne UP ma shume se asgja tjeter asht kishe e krimit dhe asht nji objekt fetar i nji mendesie te kohes se Miloshevic’it.

Ai ka thane se deri tash dihet se kisha ortodokse serbe e ka ba gurethemelin megjithate, nuk jane krye disa rregulla mbrenda saj, dhe para se gjithash ai asht objekt i paligjshem i cili asht ndertue dhunshem ne kohen e pushtimit.

Simbas tij, serbet pervec Kishes kane pretendime me marre edhe 4 hektare toke perreth ketij vendi dhe nese ndodh kjo atehere do te duhej me u perfshi edhe nji hapesine e madhe qe ka me pase pasoja te konsiderueshme edhe per uzurpimin e Qendres Universitare te Kosoves.

Profesor Lumi ka thane se nismen qe e kane marre me studentet jane demokratike dhe qytetnuese dhe jane per mbrotjen e nji projekti rrenues, tue shtue se ai ka me mbeshtete me ide dhe keshilla se cka duhet me ba ne te ardhmen.

Ai ka kritikue veprimet e Zv/kryeministrit serb Stojanovic, tue thane se atij nuk i takon me u marre me keto probleme dhe se kisha asht e ndertueme ne kampusin universitar dhe si e tille duhet me u largue prej aty.

Keto komente e shume te tjera, profesor Lumi i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.