Lumtunohen 38 martirët shqiptarë, tash ata i takojnë krejt botës!

martiret

Do të ishte Kardinali Angelo Amato, i cili me anë të nji letre apostolike të firmosun nga Ati i Shejtë, Papa Françesku, shpalli zyrtarisht të lumtunuem 38 martirët e Kishës Katolike shqiptare.

Tashma, ata nuk i përkasin vetëm Shqipnisë, por nderohen dhe respektohen nga e gjithë bota katolike.

Më pas, në Katedrale u bekuen dhe reliket e disa martirëve, mbasi nji pjesë e tyne, ende nuk u janë gjetë eshtnat, transmeton Topchannel.

Në fjalën e tij, Kardinali Amato, vlerësoi Shqipninë dhe shqiptarët për besimin e tyne në Zot, tue i rezistue edhe regjimit të egër komunisti.

“Mundimi, martirizimi, lavdimi. Ky asht fati që u ka takue martirëve shqiptarë.

Vuajtjet e tyne paraqesin nji faqe tragjike të historisë europiane. Nga njana anë përndjekësit mizorë, nga ana tjetër martirët e pambrojtun.

Shumë vetë në atë stuhi poshtënimi dhe gjaku pyesnin se ku ishte Hyji.

Por qenë vetë martirët ata që u përgjigjën se Zoti ishte me ta, i mbështeste në vuejtje, ngjitej në Kalvar me ta, pësonte me ta, qante me ta”, tha Amato.

Nga ana e tij, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkoder-Pult dhe njiherësh kreu i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, Imzot Angelo Massafra, falënderoi Atin e Shejtë për këtë vlerësim që i bahet Shqipnisë.

Katedralja e Shkodres ishte shumë e vogël për me pritë qinda mija pelegrinët, të cilët që nji ditë ma parë kishin mbërri në Shkodër për me qenë pjesë e kësaj meshe të shejtë.

Të pranishëm në këtë meshë veç mija besimtarëve, ishin dhe drejtuesit ma të naltë të politikës në vend si dhe përfaqësues të besimeve fetare.

 

martirettttt