Lunacek: BE s’don konflikte të hapuna nderkufitare, votone demarkacionin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, ka thane për REL se BE nuk do konflikt të hapun ndërkufitar dhe për këtë asht pajtue edhe qeveria në Prishtinë.

Ajo tha se i takon tash qeverisë së Kosovës me gjetë mënyrën e votimit në Kuvend të marrëveshjes së demarkacionit.

Lunacek theksoi se çashtja e liberalizimit të vizave asht në duert e Kuvendit të Kosovës, që duhet me votue demarkacionin me Malin e Zi dhe njikohësisht në qeverinë e Kosovës, që duhet me ofrue dëshmi konkrete për denimin e rasteve të nivelit të naltë për korrupcion dhe krim të organizuem, dhe nëse kjo nuk ndodh deri me 5 Shtator, nuk mund të sigurohet as votimi në Parlamentin Europian.

Simbas Lunacek, Kosova duhet me përfundue me denimet e rasteve të nivelit të naltë për korrupcion dhe krim të organizuem.

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian votoi t’Ejten në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën, mbas shtymjes së votimit në nji komiteti tjetër, nga raportuesja Tanja Fajon.