Lunaçek e cilëson të mirë lajmin për vizat, tash i ban thirrje Prishtinës me u afrue

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek, e ka përshendetë me tone të gëzueme votimin nga Komiteti LIBE.

Ky raport i raportueses Tanja Fajon, numëron sukseset e Kosovës në përmbushjen e të gjitha kushteve për liberalizim të vizave për kosovarët.

“Lajm i mirë për heqje të vizave”, ka shkrue Lunaçek në llogarinë e saj në Twitter.

Ajo ma tej shkruen, tue iu drejtue Prishtinës zyrtare.

“Tash Prishtina duhet të afrohet”, shkruen Lunaçek, tue lanë të nënkuptohet se edhe Prishtina zyrtare duhet me i kry obligimet e mbetuna, prej të cilave nji gati i fundit asht ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ndërkohë, Tanja Fajon i përgjigjet Lunaçek’ut, tue e mbështetë në këtë koment.

“Tash thërras Prishtinën të afrohet gjithashtu”, shkruen Fajon.