Lunacek e demanton deputeten Bajrami për Demarkacionin!

Nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, i ka reague deputetes së NISMA’s Valdete Bajramit, e cila ka thanë se Qeveria e Kosovës ka kërkue nga BE që demarkacioni me qenë kusht për vizat.

“Deputetja Bajrami me ka citue gabimisht”, ka thanë Lunacek.

Lunacek, e cila asht edhe raportuese për Kosovën e PE’s, ka thanë nepërmjet nji deklarate se Bajrami e ka citue gabimisht.

“Deklarata e deputetes Bajrami nuk korrespondon me faktet. Unë kurrë nuk kam thanë se Qeveria e Kosovës ka kërkue që demarkacioni me Malin e Zi me qenë kusht për heqjen e vizave me Zonën Schengen” ka shtue ajo.

“Unë u kërkova të gjithë deputetëve që të lëvizin përpara me ratifikimin e marrëveshjes sa ma parë që të jetë e mundun dhe kam shpjegue se në atmosferën aktuale në BE, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza asht e randësishem që të përmbushen edhe dy kushtet e mbetuna sa ma parë që të jetë e mundun.

Po ashtu u kam thanë atyne që qeveria duhet me permbush kushtin e dytë që asht sjellja evidenca për denimet e nivelit të naltë për krim të organizuem dhe korrupcion.

Po ashtu kam shpreh mbështetjen e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave dhe për procesin e zgjanimit për Kosovën në përgjithësi” asht shpreh Lunacek.