Lunacek e Fajon, keqardhje për shtyemjen e Demarkacionit. Të Hanën procedohet liberalizimi i vizave për Kosovën

parlamentieu

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek dhe raportuesja për liberalizim të vizave, Tanja Fajon, kanë shprehë keqardhjen e tyne “me shtyemjen në Kuvend, të ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi”.

Në llogaritë e tyne në rrjetin social Twitter, Lunacek dhe Fajon, kanë porositë se megjithatë “votimi në komitetin LIBE të Parlamentit Europian ka me u ba ditën e Hanë të javës së ardhshme”.

Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, ka shkrue se “Parlamenti Europian asht serioz në mbështetjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave”.

“Kosova duhet të përmbushë të dyja kriteret e mbetuna për liberalizim të vizave” shkruen Lunacek tue shtue se “Fajon planifikon të ecë tutje me votimin në komitetin LIBE”.