Lunacek e jep nji lajm të mirë për Kosovën

Parlamenti Europian ka me miratue sot, në Strasbourg, raportin e raportueses për Kosovë, Ulrike Lunacek, për përparimin e Kosovës drejt BE’s.

Këtë e ka konfirmue për Arbresh.info vetë Lunacek, njiherësh edhe Nënkryetare e Parlamentit Europian.

“Ky votim ka me dërgue edhe njiherë nji sinjal të fortë se e ardhmja e nji Kosove të pamvarun qëndron në Bashkimin Europian”, shprehet Lunacek.

Simbas saj, partitë dhe politikanët e Kosovës janë të nxitun që t’i përgjigjen këtij sinjali nga pala e PE’s në nji mënyrë konstruktive dhe frymës europiane.

Raporti ka me shqyrtue në mbramjen e të Martës, dhe para raportit për Kosovë, ka m’u shqyrtue edhe raporti për Serbinë i eurodeputetit David McAllister.