Lunacek e ka nji porosi për Serbinë, qe pse!

Deputetja austriake në Parlamentin Europian dhe njikohësisht edhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, i tha Radios Europa e Lirë, se projekti paqesor europian nuk ka me përfundue deri sa të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor të mos bahen anëtare të BE’s.

“Serbia asht e vetëdijshme se, mbas rastit të Cyprus, BE nuk do në anëtarësinë e saj me pranue asnji shtet, kufijtë e të cilit nuk janë qartë të përkufizuem, prandaj jam optimiste se procesi i dialogut ka me ndihmue Serbinë me normalizue marrëdhaniet me Kosovën, dhe kjo do të thotë që ka me pranue”, ka theksue ndër të tjera Lunacek.