Lunacek e thotë qartë: Çelësi për vizat asht në duert e politikanëve kosovarë

Mbas publikimit të Raportit për Kosovën, raportuesja e BE’s, Ulrike Lunacek ka mbajtë nji konferencë për media.

Ajo ka përsëritë kushtet që ka Bashkimi Europian për Kosovën në raport të liberalizimit të vizave.

“Duhet të them se korrupcioni duhet me u lufute si dhe Demarkacioni me Malin e Zi duhet me kalue, këto dyja janë prioritetet. Këtë po ia kërkoj krejt qeveritarëve të Kosovës, ata që thonë se vendet e tjera nuk kanë pasë Demarkacion për vizat asht e vërtet, mirëpo koha dhe kushtet kanë ndryshue”, ka thanë Lunacek.

Simbas saj çelësi për vizat asht në duert e politikanëve kosovarë.

“Shpresoj se sa ma parë politikanët kanë me i plotësue këto kushte dhe qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm”, ka thanë ajo.