Lunacek e vulosi: Spanja s’e njeh Kosovën sepse tutet prej Catalonia’s!

Ulrike LUNACEK

Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovë, Ulrike Lunacek ka zbulue bisedimet me Spanjën për njohjen e Kosovës.

Ajo ka thanë se ata shqetësohen për Catalonia’n.

“Kur kam bisedue me spanjollët ata me thoshin se janë të shqetësuem se si Kosova u nda nga Serbia, që mund të ketë efekt edhe mbi Catalonianë”, tha Lunacek, teksa vazhdoi me kallxue edhe përgjigjen e saj: “Megjithatë, asnji nga qeveritë demokratike të Frankos në Spanjë nuk kanë ba në Catalonia, atë që ka ba Slobodan Miloshevic’i në Kosovë ndaj shqiptarëve”.

Lunacek ma tej tha se mosnjohja e pesë vendeve të BE’s po e ban me nerva dhe e sheh krejt si absurde këtë gja.