Lunacek jau ban bajat serbëve në lidhje me Asociacionin

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek ka thanë sonte në Vjenë se pala kosovare duhet me implementojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por se ky trup nuk mundet me pasë kompetenca egzekutive.

“Asociacioni asht trup i bashkësisë lokale dhe duhet me u marrë me tema lokale, por nuk mundet me pasë kompetenca shtetnore. Kështu thuhet edhe në marrëveshje. Në Serbi egzistojnë pritje se Asociacioni ka mandat egzekutiv, gja që asht e pamundun”, ka thanë Lunacek.

Simbas saj, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë ba përparime, por edhe ma tej ky përparim asht i vogël dhe duhet me ecë ma shpejt.