Lunacek kallxon se kush e ka çelësin tash për heqjen e vizave!

Raportuesja për marrëdhaniet e Kosovës njiherësh edhe zavendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek ka thanë se topi për liberalizimin e vizave tash asht në dorën e Qeverisë së Kosovës dhe Parlamentin e Kosovës.

“Më vjen keq që deri tash nuk ka pas përparim të mjaftueshëm në lidhje me përmbushjen e dy kritereve të fundit për liberalizimin e vizave në Kosovë, si ratifikimi ende në pritje i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe përparimi i hapave të matejmë të Qeverisë së Kosovës për nivelin e naltë të korrupcionit dhe krimit të organizuem.

Tash asht koha për me veprue. Me mbështetje të plotë nga Komiteti i Punëve të Jashtme (AFET), u baj thirrje politikanëve përgjegjës në Kosovë dhe krejt palëve që të bajnë hapa të nevojshëm përfundimtarë për me i hapë dyert e udhëtimit pa viza.

Si raportuese e përhershme, unë ofroj mbështetjen time të plotë dhe ka me ba gjithçka që asht në fuqinë time për të mbështet edhe ma tej Kosovën në këtë rrugë që të marrë votë pozitive në Parlamentin Europian.

Jam e bindun se qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e vizave sa ma shpejtë të jetë e mundun.

Mungesa e perspektivës për lirinë e lëvizjes që i gezon kushdo në rajon, duhet me marrë fund sa ma shpejtë.

Tash politikanët në Kosovë e mbajnë çelësin në duert e tyne për liberalizimin e vizave.

Unë dhe raportuesja, Tanja Fajon kerkojmë tash zhbllokimin e kësaj dere”, shkruen Ulrike Lunacek.