Lunacek: Keni shënue golla por ende s’e keni fitue lojën, topi asht në anën tuej

Nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, tha se vetëm të bashkuem munden me u ba përmirësime.

“Kjo asht hera e parë që takohemi bashkërisht dhe vetëm kështu mundemi me ba përmirësime. Çmoj të gjithë përfaqësuesit e politikës në Kosovë që janë në sallë dhe shpresoj se keni me vazhdue me punue së bashku. Edhe vet kam qenë në opozitë në vendin tim për 10 vjet dhe nuk më ka pëlqye puna e Qeverisë, mirëpo gjanat munden me u ba në mënyrë paqësore dhe me nji marrëveshje apo kompromis. Na jemi zgjedhe për qytetarët andaj duhet punue për ta jo për vete. Kanë qenë disa marrëveshje inkurajuese për Kosovën si MSA, FIFA, UEFA. Kosova ka shenue gola në lojë, por ende nuk e kemi fitue lojën”, ka Lunacek.

Tutje, ajo tha se kane mbet dy gjana për liberalizimin e vizave, çashtja e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin dhe të dhanat e ngrituna në luftimin e korrupsionit.

“Unë kam me luejte pjesën time ndërsa këshilli duhet me i pa përparimet e Kosovës. Nga viti 2009 më pyesin se kur ka me ndodh liberalizimi i vizave por topi tani asht pjesën tuej dhe iu takon juve veprimi tutje”, tha ajo.

Simbas saj, EULEX ka ba shumë punë në Kosovë dhe ajo beson se ka me pase marrëveshje të mirë për ndërrimin e mandatit të këtij komisioni.

“Dialogu Kosovë-Serbi duhet me vazhdue dhe shpresoj se ka me pase përparim edhe sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe”, tha Lunacek.