Lunacek: Lajmi për UEFA – hap drejt fundit të izolimit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, me pranimin e Kosovës si anëtare në UEFA shkruejti se asht nji hap i randësishëm, tue i dhane fund kështu izolimit të papranueshëm të atletëve, artistëve dhe qytetarëve të Kosovës.

Lunacek, në statusin në Facebook shkruejti se asht nji lajm shumë i mirë nga UEFA.

“Lajme të mira nga UEFA: Kosova sot asht antëtarja e 55 e Shtëpisë së Futbollit Europian! Asht ky nji hap shumë i randësishëm tue i dhane fund kështu izolimit të sportisteve, artistëve dhe qytetarëve të Kosovës”, shkruejti ajo.

Me lajmin e postuem në faqen e saj, Lunacek shpërndau edhe shkrimin e gazetës prestigjioze angleze “The Guardian”, e cila ka shkrue sot për pranimin e Kosovës si anëtare e UEFA’s.

ulrike