Lunacek lavdoi Jahjagën, e çka tha për Presidentin e zgjedhun Thaçi

Portrait of MEP

Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Europian (PE), Ulrike Lunacek, nji ditë para betimit të Presidentit të ri ka thanë se Parlamenti Europian dhe ajo personalisht kane me mbështet Presidentin në ardhje, Hashim Thaçi, gjatë mandatit të tij.

Simbas saj, Hashim Thaçi në rolin e tij si Presidenti i ri i Kosovës, duhet me ndërtue ura të bashkëpunimit ndërmjet grupeve dhe komuniteteve të ndryshme shoqnore.

Lunacek shtoi se Thaçi si President duhet me pasë nji rol ma aktivë në tejkalimin e hendekut ndërmjet Qeverisë dhe partive opozitare.

“Kjo duhet me qenë njani nga prioritet e politikës kosovare dhe veçanërisht edhe e Presidentit të ri”, ka thanë Lunaçek.

Raportuesja theksoi se dialogu ndërmjet spektrit politik i nisun nga Presidentja Atifete Jahjaga duhet me u vazhdue.

“Kosova dhe Presidenti i ri i saj, munden me llogaritë në mbështetjen time dhe Parlamentit Europian për me i zgjidh këto detyra”.

Lunaçek lavdëroi edhe Presidenten Atifete Jahjaga, e cila simbas saj ka ndikue pozitivisht në imazhin e Kosovës në botë, në perspektivën europiane, dhe se ka arrite me pasë përparim në dialogun Kosovë – Serbi./KosovaPress/