Lunacek: Liberalizimin e vizave e kanë në dorë politikanët kosovarë

Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe Raportuesja për Kosovën Ulrike Lunacek, në nji reagim të saj mbas publikimit të raportit të KE’s ka thanë se politikanët e Kosovës e kanë në dorë çelësin për liberalizimin e vizave.

Ajo ka theksue se dy kushte mbesin për këtë: miratimi i demarkacionit dhe denimet e personave të nivelit të naltë për korrupcion.

Ajo asht e bindun se qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e vizave për tre muej udhëtim në vendet e evropiane.

Ma poshtë mundeni me lexue komunikatën e plotë:

Jam e bindur se qytetarët e Kosovës e meritojnë heqjen e vizave për tre muaj udhëtim në vendet evropiane, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mungesa e perspektives për liritë e udhëtimit që shijohen çdo kund tjetër në rajon, është situatë e papranueshme të cilës duhet dhënë fund. Drita e gjelbër nga Komisioni për liberalizim të vizave sapo dy standardet e mbetura të plotësohen, është lajm shumë i mirë. Topi tani është në fushën e Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës. Kjo do të thotë se politikanët kosovarë e kanë në dorë çelësin për liberalizimin e vizave: ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi duhet të bëhet patjetër. Dhe, natyrisht që Qeveria e Kosovës duhet ta plotësojë standardin e dytë: të bëjë përparim të më tejmë në dënimin e personave të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar. Si raportuese, ju ofroj përkrahjen e plotë dhe do të bëj gjithçka në fuqinë time për ta përkrahur Kosovën edhe më tej në këtë