Lunacek: Mbështesim Kosovën në rrugën euro-integruese

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka takue, Ulrike Lunacek, nënkryetaren e Parlamentit Europian dhe Raportuese për Kosovën pranë Komisionit të Parlamentit Europian për Kosovën.

Vizita e Lunacek në Kosovë po zhvillohet mbas publikimit të Raportit të Progresit për Kosovën nga Komisioni Europian, raport që evidenton hapat pozitivë të Kosovës, por edhe kriteret që duhen përmbushë për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave.

Forcimi i shtetit ligjor asht kriteri i dytë, theksoi Ministrja Hoxha, dhe shprehu përkushtimin e realizimit të reformave për sundimin e ligjit, konsolidimin e qeverisjes së mirë, por edhe reformat ekonomike, në funksion të këtij kriteri. Këto, simbas saj, arrihen bashkënisht përmes koordinimit dhe mbikëqyrjes nga ana e BE’s.

“Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit, përfshin politikat kundër korrupcionit, reformës në drejtësi, sistemin e llogaridhanies, transparencës së funksionimit të institucioneve. Na kemi me i adresue këto rekomandime”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Ministrja ma tej foli për ecuninë e rishikimit gjithëpërfshis të legjislacionit, me theks të veçantë për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale që prekin çashtjet thelbësore të evidentueme në Raportin e Progresit.

Lunacek potencoi se progresi i arritun duhet çue përpara, sepse rruga euro-integruese e Kosovës asht e pakthyeshme dhe ofroi mbështetjen e saj të plotë që ky proces me përmbyllë sa ma parë dhe me sukses.