Lunacek me porosi për liderat e vendit: Luftojeni korrupcionin nëse doni liberalizim!

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Europian, Ulrike Lunacek, ka urue qytetarët e Kosovës për Ditën e Pamvarësisë, tue thanë se kanë mbet vetëm disa hapa për me shkue drejt rrugës së liberalizimit të vizave.

Lunacek ka inkurajue partitë politike në Kosovë me vazhdue punën e tyne në mënyrë konstruktive dhe në frymën europiane.

“Asht koha që qytetarët e Kosovës me qenë në gjendje me gëzue lirinë për me vizitue miqtë dhe familjen në BE për tre muej”, ka thanë Lunacek.

Kosova asht i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që shtetasve të saj nuk u lejohet lëvizja e lirë pa viza për në BE për tre muej, ka potencue Lunacek, tue shtue se kjo situatë anormale duhet me ndryshue shpejt në mënyrë që qytetarët të mos ndjehen ma “të mbyllun”.

Ajo u bani thirrje qeveritarëve për me marrë hapa konkretë për me luftue në mënyrë ma efikase korrupcionin dhe krimin e organizuem në të gjitha nivelet, tue përfshi edhe në mesin e tyne.