Lunacek me porosi të qarta për Ramush Haradinajn!

Tue komentue mbi qeverinë e sapozgjedhun të Kosovës, eurodeputetja e gjelbër dhe nënkryetarja e Parlamentit Europian, njikohësisht raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek, asht shprehe se Qeveria e re e Kosovës duhet me fillue trajtimin e problemeve urgjente të Kosovës që nga dita e parë.

“Nji rrugëdalje nga kriza ekonomike, iniciativa për tërheqjen e investimeve, krijimi i vendeve të reja të punës, veçanërisht në fushën e burimeve të ripërtëritshme dhe efikasitetin e energjisë dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit për qytetarët.” ka thanë Lunacek.

Ajo ma tej ka nënvizue se sigurisht që institucionet dhe sundimi i ligjit duhen me u forcue, duhet me u intensifikue e drejta kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem.

Eurodeputetja ka shtue se, “Ky aspekt i fundit asht gjithashtu nji nga dy që nevojiten me ba të mundun që na në BE me vazhdue me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës: historia për bindjet e nivelit të naltë për korrupcionin dhe krimin e organizuem duhen me u përmirësue seriozisht.”

Por, Lunacek – Haradinajt ia përkujton edhe Demarkacionin, tue thanë, ”Siç dihet mirë asht ratifikimi i shpejtë i marrëveshjes së Demarkacionit kufitar me Malin e Zi nga ana e Kuvendit.”/albeu

Shperndaje në: