Lunacek nga Serbia: S’jam anmike e Serbisë, po nuk hyni në BE pa e njoftë Kosovën

Zv/Presidentja e Parlamentit Europian, njiherit raportuese në këtë Parlament për Kosovën, tha sonte në Beograd se nuk ka asnji mundësi që Serbia me u anëtarësue në Bashkimin Europian pa e njoftë Kosovën.

Arsyeja asht se Europa nuk ka me lejue përsëritjen e përvojës që kishte me Qipron e pushtueme nga Turqia, e që ende nuk ka kufij të përcaktuem mirë – tha Lunacek.

Gjatë nji debati të organizuem nga shoqnia civile, Lunacek e pranoi se njohja e Kosovës nuk asht formulue si kusht në asnji nga kapitujt e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por shtoi se Europa nuk pranon vende që nuk i kanë të përcaktuem përfundimisht kufitë.

Ma tej, Lunacek tha se i pëlqen me shkue në Beograd, edhe pse disa e shohin atë si anmike të Serbisë, vetëm sepse ajo asht Raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian.