Lunacek: Politikanët kosovarë e kanë në duert e tyne çelësin për liberalizimin e vizave

Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek ka thanë i vjen keq që nuk ka progres të mjaftueshëm në lidhje me përmbushjen e dy kritereve të fundit.

Lunacek në përgjigjën për Ineksonline ka thanë se tash politikanët e Kosovës e kanë në duert e tyne çelësin për liberalizimin e vizave.

“Mue me të vërtetë më vjen keq që nuk ka përparim të mjaftueshëm në lidhje me përmbushjen e dy kritereve të fundit, siç janë ratifikimi ende në pritje i marrëveshjes kufitare me Malin e Zi  në Kuvend dhe kriterit tjetër, ku Qeveria e Kosovës duhet për me ofrue përparim të matejshëm në luftimin e korrupcionit dhe krimit të organizuem në nivele të nalta të hierarkisë”, ka potencue ajo.

Lunacek ka thanë se asht tue ofrue mbështetjen e saj të plotë dhe se ka me ba gjithçka që asht në fuqinë e saj për me mbështetë edhe ma tej Kosovën në rrugën saj integruese, në mënyrë që të marrë nji përgjigje pozitive nga Parlamenti Europian.