Lunacek, qe çka i kerkon opozitës kosovare!

Nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek ka thanë se asht e randësishme që edhe Opozita të përkrahë çashtjet që kanë të bajnë me Integrimet Europiane.

Simbas saj asht me randësi që prtitë Opozitare në Kosovë të binden për pjesëmarrje në vendime parlamentare dhe të ndalojnë bllokimin e parlamentit.

Këto komente Lunacek i bani në nji konforencë për media e cila po qendron për vizitë në Kosovë.

“Asht me randësi që edhe parlamentarët nga opozita kur kanë të bajnë me çashtje europiane të jenë përkrahës të tyne. Asht me randësi paoshtu me i i bind këta të fundit të marrin pjesë në vendimet parlamentare dhe të ndalojnë bllokimin e parlamentit”, tha ajo.

“Implementimi i marrëveshjeve të dialogut me Serbinë, kerkon shumë punë nga të dyja vendet”, theksoi Lunacek.

Ajo tha se progresi asht këtu, ende duhet ba punë nga tana palët si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga ana e Europës.