Lunacek: Qeveria duhet m’u formue menjiherë

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Ulrike Lunacek, iu ka kërkue partive politike të Kosovës që menjiherë të formojnë nji qeveri të re.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë i suksesshëm në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për nji kohë të shkurtë. Na jemi të kënaqun se procesi u zhvillue në nji atmosferë të qetë. E inkurajoj vazhdimin e zhvillimit demokratik të Kosovës”, ka thanë Lunacek.

Lunacek theksoi se politikanët kosovarë duhen me punue për të mirën e vendit dhe të qytetarëve të saj.