Lunacek: Serbia duhet me njoftë Kosovën

Kosova ka me pas përkrahjen e plotë të Parlamentit Europian në momentin kur rekomandimi për liberalizimin e vizave ka me shkue atje. Kështu ka thanë nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në nji intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”. Lunacek i ka ba thirrje edhe klasës politike kosovare që me investue në nji përpjekje të përbashkët me shoqninë civile dhe kosovarët e shquem që me i bindë hezituesit nga 28 ministrat e Mbrendshëm të Këshillit të Europës.

Lunacek ka shtue për “Zërin” se shpreson që, së shpejti Kosova ka me qenë pjesë e të gjitha organeve të OKB-së. Raportuesja për Kosovën në BE ka folun edhe për zgjedhjet serbe në Kosovë dhe sjelljen e pahijshme të disa zyrtarëve serbë.

Ndërkohë, tue folë për Gjykatën Speciale, Lunacek i ka ba thirrje Bashkimit Europian që me i sigurue fondet e mjaftueshme për funksionalizimin e saj. Ajo ka ripërsëritun se Serbia nuk ka të ardhme në BE pa njohjen e Kosovës. Lunacek ka folun edhe për shumë çsshtje të tjera, ndërsa ka përfundue tue thanë se shpreson që në 10 vite edhe Kosova ka me qenë pjesë e Bashkimit Europian..