Lunacek: Serbia s’bahet pjesë e BE’s pa e njoftë pamvarësinë e Kosovës, i pëlqeu dikujt ose jo

“Serbia nuk ka me mund me u ba pjesë e Bashkimit Europian pa e njofte pamvarësinë e Kosovës, i pëlqeu kjo dikujt ose jo”.

 
Kështu ka deklarue zavendëspresidentja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunacek, në nji diskutim podiumi në Berlin, e organizueme nga Fondacioni Hajnrih Bël me temën “Zhvillimi i marrëdhanieve midis Serbisë dhe Kosovës”, ku kanë marrë pjesë edhe Bodo Veber nga Këshilli për politika demokratike, dhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

 
Lunacek ka deklaruar se vazhdimisht angazhohet dhe kërkon që edhe pesë vendet e BE’s ta njohin pamvarësinë e Kosovës dhe simbas saj, kjo duhet me ndodhë.

 
Ndërkaq, Bodo Veber tha se “nuk ka me u lejue anëtarësimi i Serbisë në BE para Kosovës, mbasi askush nuk mundet me garantue që ma mbas Serbia nuk do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës në BE”.

 
Nga ana e tij kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka deklarue se “Vetëvendosje s’asht në parim kundër dialogut me Serbinë, por asht kundër dialogut pa parime”.

 
Ahgmeti shtoi se “Serbia nuk po e trajton Kosovën si partner të barabartë në bisedime dhe se deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për krimet që i ka krye gjatë vitit 1999 në Kosovë”./RTK