Lunaçek thotë se serbët e ndihmuen Thaçin për president!

Zavendëspresidentja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, asht shpreh se Serbia duhet ta njohë Kosovën, teksa ka shtue se Serbia asht e vetëdijshme se Bashkimi Europian, mbas rastit të Qipros, nuk do të pranojë ma asnji shtet anëtar që nuk i ka kufijtë e definuem.

Kur ka folë për integrimin e serbëve, Lunaçek ka përmend edhe faktin se serbët janë të përfaqësuem në Qeverinë e në Kuvendin e Kosovës.

“Madje e ndihmuen Hashim Thaçin të zgjidhet President i Republikës së Kosovës, tue i sigurue kuorum”.

Në një intervistë dhanë Kuririt të Beogradit, ajo ka folë edhe për liberalizmin e vizave, tue thanë se kjo duhet të bahet sa ma shpejt për Kosovën, tue nënvizu se asht vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjim vizash.

Por nji çashtje tjetër që prek Lunaçek asht Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Lunaçek për Asociacionin thotë se duhet të zbatohet si Marrëveshje e arritun në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ajo ka thanë se gjetjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për këtë marrëveshje duhet të përfshihen në formulimin e Ligjit dhe Statutit.