Lushtaku tregon se a ka me u ba Haradinaj kryeministër dhe Veseli kryeparlamentar

Sami Lushtaku

Kryetari i komunës se Skenderajt, Sami Lushaku, shprehet i bindun se qeveria e ardhshme ka me u formue nga koalicioni PAN. Ish komandanti i UÇK, për zonën e Drenicës thotë se nuk ka dilema se kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka me qenë kryeministër i vendit.

“Nji gja e di, qeveria ka me u ba sigurt dhe këtu nuk ka dilema. Kryeministër ka me qenë Ramush Haradinaj. Edhe na i kemi miqtë tanë”, ka thanë Lushtaku per indeksonline.

Tue fole për kundërshtimin e kandidaturës se Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit nga ana e Vetëvendosjes dhe LDK, Lushtaku ka thanë se Veseli beson dhe duhet me qenë kryetar i Kuvendit.

“Detyra e partive politike dhe e oponentëve politik asht me ulë PDK’n, por kjo asht e pamundun. PDK asht parti e fortë dhe Kadri Veseli besoj dhe duhet me qenë kryetar i Kuvendit”, ka shtue ai.