Luta, rivalëve: Qysh ta lypin, kemi me jau kthy!

Mbas mbajtjes së konventave programore të Forumit të Grues, Forumit të Rinisë, nëndegëve, grupit të këshilltarëve e komisioneve të degës të Hanën, Lutfi Haziri, nënkryetar në nivel qendror i LDK’s, ka marrë mbështetje në tubimin e degës së kësaj partie në Gjilan, për me i pri komunës edhe në katër vjetet e ardhshme.
Para strukturave të LDK’së, kryetari Haziri ka shpreh falënderim për këtë përkrahje masive, ndërkaq për kundërkadidatët përcolli mesazhe të forta.

“Dy partitë rivale në Gjilan dalin me kandidatura ‘herë unë e herë baci’ sepse janë parti të kusherijve, të djemve të axhës. Kjo logjikë kurrë nuk ka pas vend në LDK sepse na jemi parti e vlerave dhe e konkurrencës, e jo e familjarizmit. Ata paralajmëruen befasi tue aludue në njerëz të rijë, por paraqitën kandidatura që janë ma të vjetër se unë në moshë. Nga kjo sallë, unë rivalëve ju ofroj ndershmëni politike, por qysh ta lypin, kemi me ju kthy”, tha Haziri.

Haziri tha se LDK e ka pa bazë besimin në Zot, familje e atdhe, tue thanë se dëshirojnë që familjen gjilanase me ba sinonim i familjes së mirë në shtet.

Haziri ka folë para të pranishmëve edhe për atë se si e ka gjet Komunën e Gjilanit me të marrë mandatin.