Lutfi Haziri godet Ismet Beqirin: Pse e çove te shpija kerrin e partisë?! Ja ki borxh nji kerr LDK’s-së një veturë

Mbas djegies së veturës zyrtare të LDK’s, ka reagu kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Nëpërmjet nji postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Haziri ka denue ashpër djegien e veturës së partisë së tij, dhe ja ka çue nji porosi bashkëpartiakut të tij, Ismet Beqiri, në parkingun e shtëpisë së të cilit ndodhej vetura.

Ky është postimi i plotë i Hazirit në rrjetin social:

“Vandalizmin dhe dëmtimin e prones private, si në rastin e djegies së veturave private të Memli Krasniqit e Bajram Gecajt, e së fundi edhe djegien e veturës zyrtare të LDK-së, e dënoj ashpër. Por, dua t’ia kujtoj Ismet Beqirit se vetura ka qenë dashur të jetë në parkingun e LDK-së, e jo në shtëpinë e tij. Nga sot, Ismet Beqiri ia ka borxh LDK-së një veturë të tipit Passat! LH”