Lutfi Haziri ju çon selame Pozites e Opozites: LDK s’punon me kushte e lak n’fyt, kur te doni shkojme ne zgjedhje!

Nji pjese e opozites asht e orientueme kah Moska e nji pjese kah Tehrani

 

Lutfi Haziri, Nenkryetar i LDK’s ka thane se kauzat qe kane ndodhe ne Ballkan me disa protesta si ne Mal te Zi, Serbi, por edhe ne Maqedoni, e se fundi edhe ne Shqipni po edhe ne Kosove kane prapavi te agjendes ruse per me rrite ndikimin e saj ne Ballkan.

Ai ka thane se nuk guxojme me votue kunder liberalizimit te vizave dhe asnji deputet nuk guxon  me ja mohue levizjen e lire femive tane.

Simbas tij, asht manipulator  ai qe kerkon referendum per  çashtje politike ne kete vend.

Kryetari i Gjilanit, tha se demarkacioni me Malin e Zi asht  çashtje e bindjeve, tue shtue se kauzat e rrejshme te opozites te ndertueme me interesa personale nuk qojne ma peshe ne Kosove.

Ai ka thane se dikush ne Kosove po done me mbajt Kosoven peng me nji kamb ne Europe dhe me nji kamb ne Rusi, tue shtue se keta qe po dojne me ba kauza te rrejshme  jane te orientuem nga Moska dhe Teherani dhe si te tilla nuk flejne per LDK’n.

Simbas tij, s’kane te drejt morale opozita me kerkue kauza te rrejshme, tue shtu se ata kane deshtue sa i perket demarkacionit me Maqedonine.

Derisa per koalicionin ka thane se kane parime programore por LDK nuk punon me kushte e me lake ne fyte.

Keto komente, Haziri i bani n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.