Haziri: Le ta dijne krejt partite politike, si pozite si opozite, se veç LDK mundet me çue vendin ne zgjedhje

I ftuem sonte ne Rrokum Roll ishte kryetari i Komunes se Gjilanit, njiherit edhe nenkryetari i LDK’s – Lutfi Haziri.

Tue ja kujtue moderatori Jupolli se nga disa deputete te LDK’s asht refuzue ftesa per pjesemarrje ne emision, ose asht pranue por ka rezultue me mospjesemarrjen e tyne, Lutfi Haziri tha se LDK e ndjen si obligim me ju pergjigj pozitivisht fteses nga Rrokum Roll, qysh tha, ai per shkak te moderatorit, stafit te Rrokumit dhe ne veçanti ndjen obligim ndaj drejtorit egzekutiv te Rrokum TV, Migjen Kelmendit.

Per mosvotimin e deputeteve te LDK te kandidateve per OSHP, Haziri tha se detyrat nuk jane permbush mire, tue theksue se nuk asht arsyetue kandidimi i atyne kandidateve per OSHP.

“LDK-PDK asht partneritet ne qeverisje, por duhet me kujtue se PDK e LDK jane rivalet ma te medhej ne politike”, tha ai, tue fole per deklarimin e Adem Grabovcit, lidhun me mosvotimin e LDK’s per OSHP.

Opozita ne çdo vend asht ana e mire e Qeverise, por opozita te na si duket e ka sindromin Brownit, – vleresoi ai.

“Kete vend e çon ne stabilitet dhe e çon ne zgjedhje veç LDK, nuk ka individe, parti e subjekt qe e çon vendin ne zgjedhje, madje as PDK”, tha ai, tue shtue se nese LDK kishte me hy ne opozite, edhe kauza e opozites kishte me u ba ma e randesishme.

“Determinim qe rezulton me sukses mvaret veç prej LDK’s, prej askujt tjeter. LDK s’asht parti qe mundet me u zhduke”, tha ai, tue i kujtue kohet kur LDK ka egzistue.

“Le ta marrin nji vendim te tille me çue vendin ne zgjedhje, por nuk ka arsye politike, s’ka motiv politik”, tha ai tue iu referue PDK’s.

“Pa LDK as nuk ka zgjedhje e as nuk ka zgjidhje”, u shpreh shume i bindun Haziri.

“Mallkimi i njerkes nuk te nxen, duhet me u ruejt prej mallkimit te nanes”, tha ai, tue iu referue deklaratave mbas luftes per LDK’n.

“Krejt struktura aktuale e PDK’s qe asht ne qeverisje asht perkul para varrit te Ibrahim Rugoves, e ata qe nuk jane perkul kane qene struktura e VV’s dhe ajo e Nismes per Kosoven”, tha ai tue shtue se strukturat e VV’s e Nismes qe dikur ishin PDK dhe kane punue me i bind te tjeret ne PDK mos me shkue te varri i Rugoves.

Haziri vazhdoi me kallxue se ne asnji njoftim te VV’s nuk shkruhet se protestuesit kane me protestue te sheshit Ibrahim Rugova, madje ai tha se per VV, Presidentin historik Ibrahim Rugova asht “mullar”.

“Ne njoftime shkruejne takohemi te mullari”, theksoi ai.

“U ba i padurushem manipulimi me memorien e qytetareve, por po harrojne qe populli nuk harron lehte”, tha nder tjera Haziri tue fole per rolin e LDK’s ne vend.

Ai vleresoi se Gjykata Speciale ka me u marre me pjesen e luftes per 2 vjet 1998-2000, e ai tha se para dhe mbas kesaj periudhe duhen me u marre gjykatat vendore.

Haziri, tue fole per deklaraten e zotni Qunit ne Rrokum Roll, i cili tha se asht takue me Mustafen e Thaçin nji dite para se ky i fundit te zgjedhej President, tha se nuk ka pase negociata mes LDK e PDK, pos marreveshjes se para 1 viti.

“Une nuk di asgja per takime neper shpia”.

Tue ja kujtue moderatori Jupolli zgjedhjen e Thaçit President nen snajpera, Haziri tha se ne te njajten forme asht zgjedhe edhe Presidenti Rugova.

“Nen snajpera, ne protesta e ne bllokade 3 mujore”, theksoi ai.

“Nese folim per snajpera, bllokada, armatime, Rugova kur u zgjedhe President s’asht lejue as fjalimin e tij me lexue”, tha ai. Edhe pse insistoi moderatori Jupolli me zbulue emnin e atij personi qe s’e ka lane me lexue fjalimin e tij Presidenti Rugova, Haziri tha se nuk e kallxon, por premtoi se nese per 1 jave nuk e gjejme emnin, ka me na kallxue vet ai mbas 1 jave.

“Na jemi ne vazhdimesi tue e shtrengue dieten buxhetore, jemi komuna ma e disciplimueme ne Kosove”, tha nder tjera Haziri, tue fole per komunen qe ai e drejton – Gjilanin. Ai shtoi se ne komunen e tij ne mandatin e kaluem qe nuk u udheheq nga Haziri por nga PDK, jane ba shpenzime maramendese, qysh tha ai, sikur kryetar me pase kryetarin e New York’ut. Ai kallxoi se ka edhe denoncime nga ish kryetari Qemajl Mustafa, drejtue Hazirit.

“Une nuk ja fali kurre intrigen politike, me ma rreh shpinen diten e naten me m’denoncue, me provu me m’hek me polici. Mbas 8 vjete kam ardhe e i kam fitue zgjedhjet, le te me konkurron, ama me program e jo me polici”, tha ai tue iu referue kryetarit te atehershem te Gjilanit.
Tue i permend nji e nga nji gjanat e mira qe i ka ba LDK per vendin e per partite politike, Haziri kerkoi me iu rikthye respekti i LDK’s 16 vjet mbas lufte.