Lutfi Hazirit i hudhet poshtë aktakuza – për çka i hapet rruga tash!

Kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e ka ma problem me u ba kryetar i LDK’s për shkak të problemeve me ligjin.

Gjykata e Gjilanit ka hedh poshtë aktakuzën ndaj Hazirit.

Në këtë formë, atij i asht hapë rruga për me rrxue Isa Mustafën nga pozita e udhëheqësit të LDK’s.

Hedhja poshtë të aktakuzës për keqpërdorim detyre ndaj kryetarit të Gjilanit Lufti Haziri nga gjykata themelore e këtij qyteti u cilësue vendim i drejtë nga avokati i tij Shemsedin Piraj.

“Gjykata e ka hedh aktakuzën e Prokurorisë Speciale, ndërsa vendimi i gjykatës asht shumë i drejtë,” tha Piraj për KALLXO.com.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Lutfi Hazirit më 30 Gusht, ndërsa në të e akuzonte kryetarin e Gjilanit për keqpërdorim detyre.

Aktakuza ndaj Hazirit lidhej me nji vendim rreth dhanies me qira të parkingjeve në qytetin që drejton.