Luxembourg kerkon largimin e Hungarisë prej BE’s, qe pse!

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, në nji intervistë ka deklarue se asht pro daljes së Hungarisë nga BE.

“Brukseli nuk mundet me pranue që vlerat e tij themelore të shkelen hapun.

Ato vende si Hungaria, që nderton barriera kundër refugjatëve të luftës, apo shkel lirinë e shtypit dhe atë të gjyqësorit, duhet me u pezullue perkohësisht ose në mënyrë të perhershme”, ka deklarue Asselborn.

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut ka folë për nji modifikim të traktateve të BE’s, në mënyrë që nji opcion i tillë të bahet i mundun.

Ma herët, kryeministri hungarez Viktor Orban kishte akuzue Asselborn se kishte diskretitue nderkombëtarisht Hungarinë.