LVV: Nuk kemi shpresë nga Gjykata Kushtetuese

Edhe pse vetë e kanë dorëzue dosjen në Gjykatën Kushtetuese, që me marrë nji përgjigje pozitive, lidhun me zgjedhjen e Thaçit President, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e pret nji rezultatë të tillë.

Kështu të paktën deklaroi kryetari i subjektit ma të madh opozitar, Visar Ymeri në mbledhjen e 23 të këshillit të përgjithshëm.

Edhe në këtë fjalim Ymeri nuk la pa thumbue Thaçin dhe Mustafen tue i thanë se për interesa personale po e flijojnë Kosovën.

Por, ndër të tjera ai ftoi edhe njiherë qytetarët që me iu bashkue protestës se 26 Marsit, tu’ theksue se në këtë dit kanë ma shumë arsye me protestohet se sa dje.

I pari i kësaj partie, Visar Ymeri përmendi edhe arrestime e deputetëve dhe aktivistëve që simbas tij janë shkaqe të kauzave të drejta.