Ma në fund e bjen nji lajm të mirë për urën Edita Tahiri

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, njofton opinionin se revitalizimi i urës dhe heqja e barrikadës mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë fillon më 14 Gusht 2016 dhe këtë proces ka me realizue Bashkimi Europian.

Ajo konfirmon se negociatat 20 orëshe që u zhvilluen në Bruksel me datë 2 deri më 3 Gusht 2016 sollën rezultatet dhe Bashkimi Europian tashma ka ba deklaratën zyrtare e cila shpjegon të gjitha hapat praktike dhe afatet deri në përfundimit e procesit të revitalizimit dhe heqjes së barrikadës.

Tahiri thekson se ma në fund, mbas gjashtëmbëdhjetë vjetësh të përfundimit të luftës në Kosovë, ura e Mitrovicës do të jetë nji urë e lirë bashkuese si në krejt botën dhe ajo do të shërbejë për lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve ashtu si asht përcaktue në marrëveshjen e Brukselit të datës 25 Gusht 2015 nënshkrue nga kryeministrat e të dyja shteteve dhe përfaqësuesja e naltë e BE’s znj.Frederika Mogherini.