Ma në fund. MPB nënshkruen kontratën për targat!

Ministria e Punëve të Mbrendshme (MPB) informon publikun se Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OShP), ka publikue vendimin në lidhje me aktivitetin e prokurimit “furnizim me targa për regjistrim te automjeteve”.

“Paneli i OShP’s, me vendim unanim, ka vërtetue vendimin e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme lidhun me aktivitetin e prokurimit ‘furnizim me targa për regjistrim të automjeteve’ dhe ka autorizue MPB’n për vazhdimin e procedurave të matutjeshme, që nënkupton nënshkrimin e kontratës”, thuhet në njoftimin e MPB’s.

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka fillue të gjitha procedurat dhe sot asht nënshkrue kontrata me operatorin ekonomik, dhe të gjithë sektorët relevant po zhvillojnë procedurat me prioritet dhe pa vonesë për me krye të gjitha obligimet e nevojshme ligjore dhe procedurale, në mënyrë që furnizimi me arritë në stoqet e MPB’s, simbas obligimeve kontraktuese.

“Bazue në obligimet kontraktuese, operatori ekonomik asht i obliguem që jo ma vonë se 30 ditë me dorëzue në MPB sasinë e kërkueme të targave”, bahet e ditun në njoftim.

MPB njofton qytetarët se të gjitha ata që kanë aplikuar, për regjistrim të parë, dhe janë pajisur me targa prova, do të paguajnë vetëm taksën e mbetur prej 5 euro, pra nuk ngarkohen me pagesa tjera.

“Ministria e Punëve të Mbrendshme të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju kërkon mirëkuptim për furnizimin me vonesë me targa, jo për fajin e saj, ndërsa për datën e fillimit të lëshimit të targave do t’ju informue me kohë”, thuhet në njoftimin e MPB’s.