Ma n’fund Kryeministri i pergjigjet Maric’it. Qe çka i thotë

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka reague ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, mbasi ky i fundit ditë ma parë kundërshtoi pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

Ai, gjatë nji interviste për nji televizion beogradas, kritikoi edhe punën e Qeverisë Mustafa, pjesë e së cilës asht vet ai.

Sa i përket ministrit Mariq, do të bisedoj me të. Deklaratat, disa prej tyre nuk janë në kompetencën e tij dhe në fushën e tij që ai të merret me to, sepse janë politika qeveritare dhe ministrat i kanë punët në fushat e tyre dhe ata duhet të angazhohen që ta bëjnë punën në atë fushë në të cilën janë. Por gjithsesi për mua disa prej këtyre deklaratave, janë të papranueshme, të cilat do t’ia prezantoj zotit Mariq dhe nuk do të dëshiroja që më tutje, ndonjë prej ministrave të merret me gjëra të tilla”, tha Mustafa.