Ma n’fund lirohet Gafur Dugolli

Gafur Dugolli, shefi i protokollit në Ministrinë e forcës dhe sigurisë në qeverinë e Kosovës i cili ishte arrestu nga policia e Maqedonisë ditë ma parë teksa ai kishte udhëtu drejt Shkupit për t’u pajis me viza n’ambasadën amerikane, asht liru.

Mbas lirimit të tij, ai dha nji deklaratë për media ku tha se falënderon ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysen, si dhe të gjithë aktorët politik shqiptar për lirimin e tij, tue shtue se që nuk asht keqtrajtu nga policia, por theksoi se kushtet në burg janë të tmerrshme, ndërsa nga ana tjetër, u bani apel të gjithë shqiptarëve në Maqedonisë që të jenë ma të bashkuem se kurrë.

Ai mbas lirimit ishte u shoqnuem nga ministrat e BDI’s, zavendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i drejtësisë Adnan Jashari, zv/ministri i MPB’s, Zemri Qamili, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, si dhe ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.