Ma shumë paguhet këshilltari i Presidentit se shefi i AKI’s

Shefi i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Driton Gashi merr pagë vjetore 14 mijë e 667 euro.

Rrjedhimisht nëse kjo shumë pjesëtohet me 12 muej del se shefi i AKI’s merr pagën në muej 1 mijë e 200 euro e disa centë.

Gashi i AKI’s pagën e ka deklarue në deklarimin zyrtar të pasunisë, ndërsa përveç pagës së tij ka deklarue se ka marr mëditje nga buxheti i Kosovës në shumën prej 2953 euro.

Njajtë sa shefi i AKI’s paguhet edhe grueja e tij e cila punon në IQ to link ku merr pagë vjetore prej 14 mijë e 400 euro.

Por pagë ma të madhe se shefi aktual i AKI’s, merr paraardhësi i Gashit, Bashkim Smakaj i cili e ka pagën prej 1760 euro si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Me paga të nalta paguhen edhe këshilltarët tjerë të Presidentit./kp/