Ma shumë se 70 të lënduem nga nji shpërthim në Spanjë

Ma shumë se 70 persona janë lëndue, përfshi katër randë, në nji shpërthim të shkaktuem nga rrjedhja e gazit afër qytetit jugor spanjoll, Malaga.

Shpërthimi ka ndodhë në nji kafe në qytetin Velez-Malaga dje mbas dite gjatë nji festivali lokal, shkruen BBC.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes kallxojnë damet e randa që u janë shkaktue kafenesë “La Bohemia”, si dhe rrënoja nëpër udhë.