Ma shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për gratë

Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, e ka shfrytëzue Ditën Ndërkombëtare të Grues për me folë edhe nji herë për gratë e dhunueme seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo tha se ndaj popullit tonë asht ushtrue nji padrejtësi e madhe dhe si pasojë e kësaj, mbas përfundimit të luftës gratë e Kosovës ishin të pazashme dhe stigmatizueme.

Këto komente ajo i bani në sallën alternative të Kuvendit në prani të grave deputete, si dhe figurave të randësishme të skenës politike.

Tue i urue nanat dhe gratë kosovare, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kërkoi përkrahje për grat e mbijetueme gjatë luftës, tu’ theksue se sot ma shumë se kurrë Kosova ka nevojë për kontributin e tyne.

Në këtë sallë u shfaq edhe filmi dokumentar “Mendoj për Ty”, kushtue grave të dhunueme gjatë luftës.