Ma shumë vetëvrasje se sa vrasje në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikue  raportin me “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 2016”.

Gjatë vitit të kaluem janë regjistrue 9246 vdekje, prej tyne në Kosovë 8495, kurse jashtë Kosovës janë regjistrue gjithsej 751.

Sipas ASK-së 4796 nga vdekjet janë mashkuj (apo 56.5 %) dhe 3699 femna (apo 43.5 %).

Gjithashtu ASK ka nxjerrë edh numrin e vdekjeve të dhunshme në vitin 2016, gjatë së cilit ishin raportue 188 raste nga të cilat në fatkeqësi 128, vetëvrasje  41 dhe vrasje 19.

Foshnje të vdekuna simbas ASK’s vitin e kaluem kanë qenë 199, nga të cilat 116 mashkuj dhe 83 femna.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve 46.3 % e rasteve kanë ndodh në institucione shëndetësore, 52.5 % në shtëpi dhe 1.2 % në vende tjera.