Ma shumë vrasje se në Siri, ky asht vendi ma i rrezikshëm në botë (foto)

Me mija banda mafioze, Brazili njihet prej dekadash si nji prej vendeve ma të pasigurta në botë.

Por të dhanat tronditësë kanë dalë në pah mbas disa raporteve, simbas të cilave gjatë vitit 2015 në Brazil janë kry ma shumë vrasje se sa në Siri.

Në Siri janë vra 55,219 njerëz nga lufta por në Brazil janë vra 58,383 njerëz pa pas luftë hiq, raporton RT.

Simbas Forumit Brazilian për Siguri nëPublike, këto shifra janë alarmante.

Raporti theksontë gjithashtu edhe brutalitetin e policisë.

3,345 viktima në nji mesatare prej 9 ditësh u vranë nga policia në vitin 2015.

Megjitahtë mësohet se janë vra 400 oficerë policie, edhe pse vetëm nji e treta ishin në detyrë në kohën e vdekjes së tyne.

Image