Ma s’paku 27 ushtarë të vramë mbrenda 24 orëve, në Kiev

Shtatë ushtarë ukrainas u vranë gjatë 24 orëve të fundit në konfrontimet midis rebelëve prorusë, dhe forcave të Qeverisë në lindje të Ukrainës, njoftoi Këshilli i Sigurimit kombëtar dhe i mbrojtjes ukrainase.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të shtanave me armë, shtatë ushtarë ukrainas u vranë dhe nandë të tjerë u plagosën”, bani të ditun Këshilli në nji deklaratë, tue theksue se ky ishte bilanci ma i randë mbrenda nji harku kohor mjaft të shkurtë, që nga fillimi i vitit.