Macron dekoron profesorin Valon Murtezaj

Për merita të shqueme, me dekret të Presidentit të Republikës franceze, asht dekorur me Urdhnin Kombëtar të Meritës, profesori i Parisit, Valon Murtezaj.

Murtezaj asht gradur me titullin e naltë, Oficer i Urdhnit Kombëtar të Meritës.

Kjo dekoratë, nga ma prestigjiozet në botë, u akordohet personaliteteve ma eminente botnore, për merita dhe të arrituna të shqueme jetësore në fusha të ndryshme.

Urdhni Kombëtar i Meritës asht krijue në vitin 1963 nga presidenti Charles de Gaulle.

Bashkë me Urdhnin e Legjionit të Nderit janë dy nga ma të naltit të Francës.

Dekorata ka me ju prezantue profesorit Murtezaj në nji ceremoni të veçantë.

Shperndaje në: