Macron e jep nji premtim të madh për ishujt në Karaibe

Presidenti francez Emmanuel Macron ka premtue me rindërtue ishujt e Karaibeve, mbasi uragani Irma shkatërroi shumicën e Shën Martinit dhe St. Barthelemyt, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës së tij në ishujt francezë në Karaibe, Macron pranoi se ishte i zemëruem për shkak të reagimit të dobët të qeverisë ndaj katastrofës.

Ai të Martën solli sasi të nevojshme ushqimi, ujë dhe ilaçe, dhe tha se punëtorët e emergjencës janë të angazhuem për me evakuue ata që donin të largoheshin, ndërkohë që për ata që do të mbeten në ishuj, tha se do t’ofrohen shërbimet e nevojshme.

Macron shtoi ma tej se Franca ka me vendos çadra me kondicionerë të ajrit në mënyrë që fëmijët të nisin vitin shkollor.

Presidenti francez asht zotue për rindërtimin e ishullit Shën Martin tue e shndërrue në nji model të rezistimit të stuhisë në t’ardhmen.

 

 

Shperndaje në: