Macron: Europa asht e papërfundueme pa Ballkanin

Kur vendet e Ballkanit të kenë respektue plotësisht kërkesat demokratike, Bashkësia Europiane do të duhej të hapet për ta, ka deklarue Presidenti francez Emmanuel Macron.

Ai ka theksue se në të kundërtën vendet e Ballkanit munden me i kthy shpinën Europës dhe me shkue ka Rusia apo Turqia.

Ai ju ka folë studentëve të Sorbonës, ku e ka paraqit vizionin e tij të Europës së re.

Macron ka thanë se BE për disa vjet ka m’u zgjanue, sepse pa Ballkanin, Europa asht kufi i papërfunduem.

Deri atëherë, BE duhet me qenë ma e thjeshtësueme dhe ma e afërt për qytetarët, ka porosit Macron, tue shpreh nji spektër të ideve dhe iniciativave se në cilin drejtim duhet m’u zhvillue deri në vitin 2024.

Në këtë BE Macron sheh edhe mundësinë e kthimit të Britanisë së Madhe në familjen europiane.

 

Shperndaje në: