Macron gati me shkurtue 120 mijë vende pune, Franca në grevë kombëtare (video)

Miliona punëtorë të sektorit publik në Francë po marrin pjesë në nji grevë njiditore në mbanë vendin, në shejë proteste ndaj reformave ekonomike të Presidentit Emmanuel Macron.

Greva ka mbyll shkollat dhe ka ndërpre shërbimet e trenave dhe rreth nji e treta e fluturimeve janë anulue.

Qeveria franceze planifikon me shkurtue 120,000 vende pune në sektorin publik në Francë gjatë pesë vjeteve të ardhshme.

Muejin e kaluem, mija njerëz demonstruen në Paris që Macron me rishikue ligjet e punës në Francë.

Greva mbarëkombëtare të Martën, e thirrun nga 9 sindikatat e sektorit publik të vendit, u organizuen për me tregue solidaritet ndaj shkurtimeve të vendeve të punës dhe planeve të matejshme për me ngri rrogën.

Sindikatat, që përfaqësojnë 5.4 milionë punëtorë publikë, thanë se demonstratat kanë me dërgue mesazhin për mosmarrëveshjeve e thella me planet e zotni Macron.